Kuçi: PDK-ja e Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë

Aktuale

Kuçi: PDK-ja e Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë

Nga: N.H Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:25
Natyra Kuçi

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, thotë se PDK-ja e Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë.

Sipas saj, kjo parti i ka bërë mjaft dëme vendit, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i saj:

PDK-ja e Kadri Veselit duhet të shkojë në opozitë. I ka bërë mjaft dëme vendit. Sigurisht që nuk do të nënshkruajmë asgjë qe propozohet nga PDK. E aq më pak, një pakt kundër korrupsionit. Nuk e beson vet ai këtë gjë, nuk i besojmë as ne. Qytetarët do të vendosin me votë se kush do t'i përfaqësoj në kuvend dhe kujt do t'i japin mandatin për të qeverisë.

Natyra Kuçi,
Zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat