Hoxhaj: Me paktin kundër korrupsionit kemi krijuar standard të ri për partitë tjera

Aktuale

Hoxhaj: Me paktin kundër korrupsionit kemi krijuar standard të ri për partitë tjera

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 18:03
Enver Hoxhaj

Zv/kryeministri në largim, Enver Hoxhaj, ka folur për paktin e nënshkruar sot nga kryetari i PDK’së, Kadri Veseli.

Hoxhaj, tha se ky pakt ka krijuar standard të ri për partitë e tjera.

“Një proces që z.Veseli e ka nisë, ai beson se mund të bëhet, pakti do të jetë një standard i ri një kriter i ri se kur do ta bëjnë partitë tjera, ky pakt i shërben Kosovës, qytetarëve dhe i shërben Kosovës për integrimet evropiane”, tha ai në Frontal.

“I ftojmë subjektet tjera që ta mbështesin, t’i bashkohen që të jenë pjesë të një procesi që është në të mirë të Kosovës”, tha ndër të tjera ai.

Tutje, Hoxhaj tha se një ndër prioritetet e PDK’së është zhvillimi ekonomik.

“Zhvillimi ekonomik është prioritet i PDK’së, simulimi për eksport, një rishikim i buxhetit i cili që shkon për rrugë për ndërtesa publike, së shpejti Veseli do të dal me një platformë për fushatën”, tha ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat