AKR i përgjigjet në këtë mënyrë thirrjes së Kadri Veselit, për paktin kundër korrupsionit!

Aktuale

AKR i përgjigjet në këtë mënyrë thirrjes së Kadri Veselit, për paktin kundër korrupsionit!

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 19:22
AKR

Thirrjes për nënshkrimin e paktin Kundër Korrupsioni nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli i janë përgjigjur negativisht shumica e partive politike .

Edhe Aleanca Kosova e Re e quan të pakuptimtë thirrjen për nënshkrimin e një pakti të tillë në prag të zgjedhjeve.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së Vesel Makolli në një prononcim ka theksuar se kjo ofertë e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për nënshkrimin e një nisme të tillë është e pakuptimtë dhe bëhet sa për fushatë elektorale.

“Kjo marrëveshje i bjen si vijat e kuqe që kanë dale prej mode, është dashtë me kohë të luftohet korrupsioni dhe tani është kohë fushate dhe më duket e pakuptimtë një nismë e tillë. Sikur kjo nismë të kishte qenë para 2 vitesh do të kishte kuptim por tani ska fare efekt dhe po bëhet vetëm për fushatë elektorale .Ne krejt këto që po ceken në këtë i kemi në programin tonë kemi punu në luftimin e korrupsionit dhe nuk kemi pas asnjë person ne qeveri me afera korruptive “ ka thënë Makolli.

Ndryshe, pas kësaj ftese AAK dhe PSD kanë reaguar duke theksuar se nuk do të nënshkruajnë asnjë pakt dhe se PDK-ë duhet të shkojë në opozitë.

Edhe Vetëvendosja i është përgjigjur negativisht ftesës së Kadri Veselit, duke thënë se të bësh pakt me Veselin për luftimin e korrupsionit, është pakt për legjitimin të korrupsionit të partisë së tij.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është shprehur kundër nënshkrimit të paktit kundër korrupsionit si dhe ka theksuar se pasi partia që ai drejton ‘nuk dëshiron të qesë fall dhe të bëjë dokument fals” me nënshkrimin e këtij pakti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat