Nënkryetari i PDK-së ka një përgjigje për të gjithë ata që nuk votuan paktin e Kadri Veselit

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së ka një përgjigje për të gjithë ata që nuk votuan paktin e Kadri Veselit

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:12
Memli Krasnqi

Nisma e Kadri Veselit për nënshkrimin e Paktit Kundër Korrupsion nuk është përkrahur nga asnjë prej partive politike në vend.

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasnqi thekson se kjo mungesë gatishmërie për të përkrahur këtë nismë është vërtet për keqardhje dhe dekurajim për qytetarët.

Krasniqi në një prononcim ka theksuar se shqetësuese refuzimi i tyre për të siguruar se në listat zgjedhore nuk do të ketë persona me aktakuza.

“Mungesa e gatishmërisë se partive politike për t’iu bashkuar z. Kadri Veselit ne Paktin Kundër Korrupsionit është vërtete për keqardhje dhe dekurajim për qytetaret qe presin përkushtim te plote nga klasa politike për ta luftuar korrupsionin. Edhe me shqetësues është refuzimi i tyre për te siguruar qytetaret se në listat e tyre zgjedhore nuk do të ketë persona me aktakuza për korrupsion e nepotizëm”

Krasniqi ka theksuar se PDK do të jetë e pa kmpromis në luftën kundër korrupsionit.

“Pavarësisht kësaj, PDK do te jete e pa kompromis ne ketë drejtim dhe jo vetëm ne listën tone, por as ne Qeverinë e z. Veseli nuk do te ketë asnjë person që përballet me ligjin me akuza te tilla. Kjo është çka presin qytetaret nga te gjithë ne dhe na vjen keq që asnjë parti tjetër, përveç PDK-se, nuk e ka guximin që ta bëjë një hap të tille” ka thënë Krasniqi.

AAK dhe PSD ishin të parët që refuzuan një pakt të tillë duke vazhduar më tej me Vetëvendosjen LDK-në dhe AKR-në.

Ata kanë bërë me dije se një pakt i tillë është i pakuptimtë dhe bëhet për përfitime elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat