Flet këshilltari i Pacollit: Mesazhi i Palmer ishte i qartë: çështja me Serbinë duhet të përmbyllet

Aktuale

Flet këshilltari i Pacollit: Mesazhi i Palmer ishte i qartë: çështja me Serbinë duhet të përmbyllet

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 22:48
Jetlir Zyberaj

Jetlir Zyberaj nga AKR-ja vlerësoi se çështja me Serbinë duhet të përmbyllet.

Ai tha se ky ishte edhe mesazhi i qartë i të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

“Qytetarët i kemi ngarkuar me tema të karakterit jashtë problemeve të tyre reale, jo që nuk janë probleme që nuk duhen trajtuar”.

“Por ajo që ishte edhe mesazhi i qartë i Palmer ishte që tema e problemit me Serbinë duhet të mbyllet, në mënyrë që t’i hapet perspektiva zhvillimore Kosovës”.

Zyberaj në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës gjithashtu pohoi se prioritet i qeverisë së ardhshme duhet të jete ulja e papunësisë.

Sipas tij kjo duhet të vijë si përgjigje ndaj ikjes së qytetarëve e që sipas tij është mungesa e një perspektive të punësimit.

“Prioriteti duhet të jetë krijimi i vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik. E kjo nuk do të ndodhë derisa partitë politike në pushtet por edhe opozita e mbajnë të hapur çështjen me Serbinë. Interesi i kësaj klase politike është që ta mbajnë të hapur sa më shumë çështjen e Serbisë e të mos i adresojnë çështjet me të cilat ballafaqohen qytetarët çdo ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat