Zyrtari i AAK-së: Fjala çnjohje është pjellë e Daçiqit

Aktuale

Zyrtari i AAK-së: Fjala çnjohje është pjellë e Daçiqit

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 23:27

Shefi i stafit të AAK-së, Selim Selimi, ka thënë se fjalën çnjohje e ka sjellë në përdorim ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq në politikën e tij agresore kundër Kosovës.

“Shifrat janë të sakta që ne kemi pasë më se dy njohje në dy vjetët e fundit. Se a kemi mundur të kemi njohje më shumë nuk mund të paragjykoj. Por sa i përket çnjohjeve – po flas në aspektin profesional juridik – kjo është problematike sepse definimin dhe promovimin kësaj fjale është bërë nga një kofer i Ivica Daçiq “.

Ai ka thënë Daçiq është njeri që njihet në Serbi për aferën e koferave të tij. “Të njëjtën diplomaci të koferave e ka shfrytëzuar edhe me çnjohje. Agresion diplomatik i Serbisë në planin ndërkombëtar e ka pjellë fjalën çnjohje, e cila nuk pranohet juridikisht. Ky agresion që ka prodhuar subjektivitetin më të theksuar të Kosovës ndaj Serbisë atë ndërkombëtar kur filluam që në kuadër të CEFTA-s të përdorim mekanizma, të pranuar nga CEFTA siç ishte taksa 100 për qind”.

“Agresioni ndërkombëtar i Serbisë ishte i kotë sepse ai mund të shtyjë përpara procesin e anëtarësimve dhe jo të bëjë një proces që nuk njihet juridikisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat