Anëtarja e shoqërisë civile ka një porosi për politikanët

Aktuale

Anëtarja e shoqërisë civile ka një porosi për politikanët

Nga: V.R Më: 4 shtator 2019 Në ora: 09:32
Qeveria e Kosovës

Anëtarja e shoqërisë civile, Besa Luzha, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se gjuha e ashpër e politikanëve nuk duhet të ndosh për shkak se rëndon emocionalisht masën.

Ata, sipas Luzhës, më shumë duhet të fokusohen tek programet e tyre politike se sa me njëri tjetrin.

“Diskutimi duhet të fokusohet te problemet konkrete dhe te zgjidhja e tyre. Kjo e largon diskursin nga personat tek veprimet”, tha ajo.

Ajo tha se përvec dëmit të madh që shkakton tek masa, gjuha e ashpër irriton dhe i bën njerëzit të humbasin shpresën edhe ashtu shumë të lëkundur.

“Jo vetëm dëm, por irritim dhe humbje të shpresës. por këtu edhe mediat kanë rol kyç”, tha Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat