Avdullah Hoti: LDK-ja pa diskutim që do të shënoj fitore bindëse

Aktuale

Avdullah Hoti: LDK-ja pa diskutim që do të shënoj fitore bindëse

Nga: V.R Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:31
Hoti, deklaroi se LDK-ja është e vetmja parti që do të mund t’i normalizojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar dhe të përshpejtojë rrugën drejtë BE-së.

Edhe një muaj e pak ditë kanë mbetur deri në ditën e zgjedhjeve të 6 tetorit. Partitë, tashmë kanë filluar fushatën. Synimi i të gjitha partive, sigurisht se është fitorja. E një ndër partitë që, është e bindur se do të shënoj fitore, madje fitore bindëse është LDK-ja.

Zyrtari i kësaj partie, Avdullah Hoti, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në zgjedhjet e 6 tetorit, presim një fitore bindëse të LDK-së.

“6 Tetori do të jetë dita kur LDK-ja do të shënoj fitore bindëse”, tha ai.

Hoti, nuk u deklaruar më tej për koalicionet e mundshme paszgjedhore që do t’i realizojnë për ta krijuar qeverinë e re.

Hoti, deklaroi se LDK-ja është e vetmja parti që do të mund t’i normalizojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar dhe të përshpejtojë rrugën drejtë BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat