Ligji i barazisë gjinore i obligon partitë, që në listat për deputetë të jenë 50% femra

Aktuale

Ligji i barazisë gjinore i obligon partitë, që në listat për deputetë të jenë 50% femra

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Ligji për Barazi Gjinore i obligon të gjitha partitë politike që në listat e kandidatëve për deputetë të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë të dy gjinitë (50-50). 

Këtë gjë po e kërkon edhe Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)”. 

“Subjektet politike kanë mundësinë që përfundimisht të garantojnë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore duke aplikuar kuotën gjinore 50% në listat e tyre zgjedhore dhe të sillen konform parimeve bazë të demokracisë”, është thënë nga DnV, transmeton Indeksonline.

Në Ligjin për Barazi Gjinore ndër të tjera thuhet se përfaqësimi i barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore dhe institucionet e tjera publike arrihet kur sigurohet përfaqësim minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) për secilën gjini, përfshirë edhe organet e tyre drejtuese dhe vendimmarrëse.

Ndërsa përfaqësimi i pabarabartë sipas ligjit në fjalë është atëherë kur pjesëmarrja apo përfaqësimi i njërës gjini, është më i ulët së pesëdhjetë përqind (50%) në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike. 

Por pavarësisht këtij ligji, është një ligj tjetër që ua mohon femrave pjesëmarrjen 50% në listat për deputetë.

Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, në nenin që flet për Kuotat Gjinore thuhet se në listën e kandidatëve të secilit subjekt politik së paku tridhjetë (30 %) për qind janë meshkuj dhe së paku tridhjetë (30 %) për qind janë femra; me nga një kandidat të secilës gjini përfshirë së paku njëherë në secilin grup prej tre kandidatëve, e që numërohet nga kandidati i parë në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat