Arbana Xharra e ashpër ndaj Kadri Veselit: Aderimin e Besa Ismailit e ka për një grusht votash të myslimanëve

Aktuale

Arbana Xharra e ashpër ndaj Kadri Veselit: Aderimin e Besa Ismailit e ka për një grusht votash të myslimanëve

Nga: A.Zh Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:35
Arbana Xharra dhe Kadri Veseli

Dje në Partinë Demokratike të Kosovës ka aderuar Besa Ismaili, profesoreshë në Fakultetin e Studimeve Islame.

Në lidhje me hyrjen e saj në politikë, ka reaguar edhe Arbana Xharra, këshilltare e kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.

Ajo ka thënë se nuk ka asgjë kundër “shamisë” së Ismailit, por se me të kishte probleme për shkak të shkrimeve për ekstremizmin fetar, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Veseli aderimin e Ismailit, po e shfrytëzon për të fituar vota të myslimanëve.

Reagimi i Xharrës:

Ngoni ketu, krejt ju qe po me bani tag e po me dergoni mesazhe per adermimin e Besa Ismailit ne PDK, sa per mu Kadri Veseli mundet me u bo edhe haxhi, e neser le te aderon edhe Naim Ternava e Enes Goga e tane rend. S’ka te beje aspak shamia e Beses ketu, problemi im me te ka qene qe ne secilin shkrim qe une dhe koleget e mi e kemi bo per ekstremizem fetar ajo na ka kundershtu, ajo ka mohu shumecka qe ne fund doli te jete e kunderta. Po ne kete rast nuk eshte aspak problem Besa, sepse me mendime te tilla ka shume ne Kosove, problemi eshte qe Kadri Veseli kete aderim e ka per nje grusht vota te muslimaneve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat