Osmani: Monopolet do të shkatërrohen duke i trajtuar të gjitha bizneset barabartë sipas Ligjit

Aktuale

Osmani: Monopolet do të shkatërrohen duke i trajtuar të gjitha bizneset barabartë sipas Ligjit

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:48
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Parkun e Biznesit në Drenas ku ndër tjera ka thënë se nëse ajo vjen në krye të qeverisë, nuk do të lejoj që pushtetarët të kërkojnë hise nëpër bizneset private.

“Qeveria e LDK-së nuk do të lejojë që njerëzit e pushtetit të kërkojnë hise në bizneset private” ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar.

Osmani tha se bizneset në Kosovë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit, që është e vetmja mënyrë për të shkatërruar monopolet dhe korrupsionin.

“Sot gjatë vizitës në Parkun i Biznesit në Drenas theksova se bizneset kosovare do të trajtohen të barabarta para ligjit dhe prapë do të marrin frymë lirisht. Trajtimi i barabartë para ligjit shkatërron monopolet dhe korrupsionin dhe garanton barazi dhe transparencë të plotë në relacionin biznes-shtet” potencoi Osmani.

Ndër tjera, ajo shtoi se zhvillimi i sektorit privat do të jetë edhe thelbi i programit ekonomik të LDK’së.

Për Osmanin, qeveria e ardhshme duhet të garantojë që zyrtarët shtetërore nuk do të bëhen hisedarë në bizneset private të ndërtuara nga sipërmarrës të guximshëm kosovarë.

“Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK do të garantojë, njëherë e përgjithmonë, që shteti e zyrtarët shtetëror nuk do të bëhen hisedar në bizneset private, të cilat janë themeluar e zhvilluar me kapitalin dhe mundin e sipërmarrësve kosovar guximtar” tha ajo.

Vjosa Osmani është kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit. Është e para grua që garon për pozitën më të lartë shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat