Migjen Kelmendi i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Aktuale

Migjen Kelmendi i bashkohet Kadri Veselit në PDK

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:35
Migjen Kelmendi dhe Kadri Veseli

Publicisti Migjen Kelmendi, një prej ikonave të Prishtinës, i është bashkuar ekipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës dhe vizionit të kandidatit për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli.

Lideri i rock bendit “Gjurmët” gjatë ceremonisë së bashkimit të tij me PDK-në është pritur me entuziazëm nga qindra të rinj të PDK-së në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, të cilët i dëshiruan mirëseardhje.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet faqes së tij në Facebook, e ka cilësuar Migjen Kelmendin si një prej ikonave të Prishtinës dhe një prej djemve më të mirë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat