Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Haradinajt lidhur me interpretimin e kompetencave të tij

Aktuale

Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Haradinajt lidhur me interpretimin e kompetencave të tij

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:41
Ramush Haradinaj

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur sot të papranueshme kërkesën e Ramush Haradinajt, i cili kishte kërkuar definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë, pas dhënies së dorëheqjes së Kryeministrit.

Për pasojë, gjykata nuk ka listuar kompetencat që mund t’i ushtrojë një qeveri në dorëheqje.

“Gjykata konkludoi se çështjet e ngritura nga parashtruesi i kërkesës nuk hyjnë në fushëveprimin e jurisdiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113 të Kushtetutës. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, dhe me rregullin 59 (2) të Rregullores së punës, Gjykata njëzëri vendosi: TË DEKLAROJË kërkesën të papranueshme”, thuhet në një njoftim të Kushtetueses. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat