Ja çfarë do të garantojë qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK

Aktuale

Ja çfarë do të garantojë qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK

Nga: N.H Më: 4 shtator 2019 Në ora: 18:59
Vjosa Osmani

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se qeveria e drejtuar nga LDK-ja nuk do të lejojë që njerëzit e pushtetit të kërkojnë hise në bizneset private.

Sipas tij, sektori privat është gjenerator i zhvillimit dhe punësimit, andaj edhe përbën thelbin e programit ekonomik të LDK-së.

Ndërsa, potencon se qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja do të garantojë që shteti dhe zyrtarët shtetëror nuk do të bëhen hisedar në bizneset private

Ja shkrimi i tij:

Qeveria e drejtuar nga LDK-ja nuk do të lejojë që njerëzit e pushtetit të kërkojnë hise në bizneset private. Bizneset kosovare prapë do të marrin frymë lirisht, siç ka qenë deri më 2017.

Trajtimi i barabartë para ligjit shkatërron monopolet dhe korrupsionin dhe garanton barazi dhe transparencë të plotë në relacionin biznes-shtet.

Sektori privat është gjenerator i zhvillimit dhe punësimit, andaj edhe përbën thelbin e programit ekonomik të LDK-së.

Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga LDK-ja do të garantojë që shteti dhe zyrtarët shtetëror nuk do të bëhen hisedar në bizneset private, të cilat janë themeluar e zhvilluar me kapitalin dhe mundin e sipërmarrësve kosovarë guximtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat