A do të jetë pjesë e garës për deputet edhe një nga Zv/ministrat më punëtor!?

Aktuale

A do të jetë pjesë e garës për deputet edhe një nga Zv/ministrat më punëtor!?

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 19:48
Vesel Krasniqi

Tani që po ofrohen edhe ditët për afatin e perpilimit të listave për deputet nga partitë politike, presioni sa vjen e shtohet, e bashkë me të edhe kërkesat dhe përzgjedhja e figurave më populiste dhe me ndikim në partitë politike, për të qenë kandidat për deputet. E si duket, listave të tilla do t’I bashkohen edhe disa nga Zv/Ministrat në largim të Qeverisë që po lëmë pas.

Një ndër zv/ministrat më të përfolur për punën e bërë në këtë Qeveri, e po ashtu I rënë në sy kohëve të fundit nga aktivitetet e tij partiake, që jo në numër të vogël i poston ne facebook, është edhe Zv/Ministri i Bujqsisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, I cile vie nga Partia e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate. Kush është Zv/Ministri Krasniqi, dhe si njihet ai në e opinion!? Zv/Ministri Krasniqi, njëherit anëtar kryesie në degën e Nismës në Malishevë, njihet për ndryshe si një nga figurat më të aferta të Limajt, pasiqë ata që të dy vinë nga I njëjti fshat. Krasniqi e Limaj, kanë një histori të gjatë të përbashkët, ashtu si në kohën e luftës si ushtar të UCK-së, e po ashtu edhe në rrugëtimin e tyre në politikë, ku Krasniqi gjithmon I kishte qëndruar besnik shefit të tij Fatmir Limajt.

Krasniqi për ndryshe, në mesin e shumë angazhimeve si Zv/ministër, ka qenë nënshkrues i marrëveshjeve të shumta për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në mes dy Qeverive, Shqipëri-Kosovë, në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Krasniqi po ashtu, për shumë vite ka udhëhequr me një nga dikasterët më të rendësishëm në Komunën e Malishevës, me drejtorinë e financave, me çka opinion në këtë lokalitet e vlerson si drejtorin më të suksesshëm të gjitha Qeverisjeve Lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat