Familja e heroit Mehë Uka i bashkohet PDK-së

Aktuale

Familja e heroit Mehë Uka i bashkohet PDK-së

Nga: A.SH Më: 4 shtator 2019 Në ora: 20:26
Kadri Veseli

Aderimet nuk kanë të ndalur, kësaj radhe PDK-së i është bashkuar familja e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës

Këtë e bëri të ditur kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se, atdhetari Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë. Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar.

Postimi në Facebook:

Familja e nderuar e heroit Mehë Uka dhe atdhetarë të tjerë nga rajoni i Shalës, sot iu bashkuan Partisë Demokratike të Kosovës. Një jetë të tërë, pa u ndalur asnjëherë, Mehë Uka punoi për lirinë dhe kombin tonë. Ishte njeri i fjalës dhe besës, i pathyeshëm dhe vizionar. Por, këto virtyte nuk ishin vetëm të tij, mirëpo të shumë familjeve shaljane me traditë atdhetare. Ashtu siç ishim bashkë në përpjekjet tona për liri e pavarësi, ashtu jemi bashkë edhe tani në luftën kundër korrupsionit.

Emri i Mehë Ukës ishte krenaria e Brigadës 141 të UÇK-së në Zonën Operative të Shalës. Tash në paqe, ngadhënjimi ynë në këtë luftë të përbashkët kundër korrupsionit, do të jetë krenaria e të gjithë qytetarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat