Ahmeti: Nga krejt qeveritë, dëmin më të madh që ia ka bërë PDK-së është AAK dhe Haradinaj

Aktuale

Ahmeti: Nga krejt qeveritë, dëmin më të madh që ia ka bërë PDK-së është AAK dhe Haradinaj

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:06
Shpend Ahmeti

Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së ka thënë se largimi nga Vetëvendosja s’ka qenë vendim i lehtë, derisa këtë ai bashkë me 12 deputetë nuk e kanë bërë me qëllim dëmtimi, por për shkak të bindjeve.

“VV e kanë lëshu 12 deputetë, që ka qenë bërthama dhe dy kryetarë komunash prej tre. S’ka qenë qëllimi me dëmtu po thjeshtë mospajtim. S’ka qenë vendim i lehtë, s’është qëllimi tek dëmtimi, por tek bindjet”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për koalicionin parazgjedhor me AAK-në, duke thënë se kanë dy pika të përbashkëta, por që kanë qenë të gatshëm për të bashkëpunuar dhe me VV-në, por ata s’kanë pranuar për inate personale.

“Dallon të qenit në parti dhe koalcioni, ne s’kemi hy në AAK mu bërë si ta. Përkundrazi kemi tregu hapje të jashtëzakonshme edhe me VV. Por kjo nuk ndodhi për shkak të inateve personaleve, dhe tekeve të një individi. Kemi qenë të detyruar të flasim me Aleancën, për dy procese, shkuarja e PDK-së në opozitë se u bë shumë gjatë dhe kapja e shtetit ka ndodhë nga ta dhe procesi i dialogut që kërkon shumicë shqiptare më të gjërë”.

Kryetari i PSD-së, shtoi se edhe LDK mund të kontriboj me dërgu në opozitë PDK-në, por edhe VV.

“E kam pa LDK-në në pushtet dhe e kam pa sa mundet me luftu PDK-në dhe çka bën LDK kur ka presion nga ndërkombëtarët për një temë. Mendoj nga krejt qeveritë, dëmin më të madh që ja ka bërë PDK-së është AAK me Haradinajn. Taksa ka qenë presioni më i madh që iu ka bërë Haradinajt nga Thaçi. Ky rrezik nuk ka kalu, është e rëndësishme që PDK të shkoj në opozitë, a mund të kontriboj LDK mendoj se po, por edhe VV, edhe pse kjo e fundit po e përjashton vetvetën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat