Balaj: Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, oferta më e mirë për qytetarët dhe vendin

Aktuale

Balaj: Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, oferta më e mirë për qytetarët dhe vendin

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:29
Albulena Balaj Halimi dhe Fatmir Limaj

Deputetja nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj Halimi, në një debat në televizioni e Dukagjinit, ka cilësuar kandidaturën e kryetarit të saj Fatmir Limaj si ofertën më e mirë nga koalicioni NISMA-AKR-PD. Ajo e ka vlersuar lart rolin dhe angazhimin e Limajt në unifikimin e forcave dhe spektrin politik kur në pyetje janë temat dhe çështjet me rëndësi për vendin.

"Platforma apo oferta programore e koalicionit NISMA-AKR-PD, tashmë është duke u punuar nga ekpertet tanë. Mirpo, oferta më e mirë që po i ofrojmë qytetarëve dhe vendit është kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj", ka theksuar Balaj Halimi në TV Dukagjini.

Mes tjerash, Balaj ka ripërsëritur mesazhin e Limajt, që partitë politike të kursehen në premtimet e tyre, ngase kur po viejnë në pushtet as përsëafërmi nuk po i rwalizojnë. "NIsma ndryshe nga partitë tjera, asnjëherë nuk ka premtuar, në çdo fushatë që ka shpalosur programin dhe ofertën e saj, NISMA me aq sa ka pas mundesi dhe pushtet e ka realizuaar po thuajse në tërësi" ka thënë Balaj Halimi në TV Dukagjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat