“LDK dhe Vetëvendosje, bashkë do të fitonin 55% të votave”

Aktuale

“LDK dhe Vetëvendosje, bashkë do të fitonin 55% të votave”

Nga: H.O. Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:42
Albin Kurti, Isa Mustafa

Analisti politik dhe profesori i shkencave politike Jeton Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” tregon se tashmë është pjesë e politikës dhe është inkuadruar në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai flet për koalicionin e mundshëm me LDK-në.

Image
Jeton Kelmendi

“Unë mendoj se një koalicion LDK-VV, do të ishte në të mirë të qytetarëve dhe unë do të thoja se ka qenë qasti i fundit për të shpëtuar Kosovën, sepse në këtë katandisje që është qytetari i Kosovës ku ka blerje, ka pazare nga ata që nuk duan ta lëshojnë pushtetin dhe të mirat që ua ka sjellë tash e dekada. Unë them se ishte e vështirë për të ndodhur, pasi ishte shumë korrekte oferta e Albin Kurtit për LDK-në, por këtu ka një djallëzi në LDK, sepse LDK-ja nuk ka mundur të clirohet ende. Dhe po të ishte Vjosa Osmani kryetare e LDK-së, do të hynin me një listë dhe fitorja do të ishte mbi 55% ndaj partive dhe që do të ishte një shumicë bashkë me minoritet 2/3, që do të mund të merrnin vendime kushtetuese, shumë gjëra do të ishin ndryshuar për të mirë në Kosovë”, thotë Kelmendi.

Kelmendi thotë se Vjosa Osmani do të ishte një kryetare e mirë e Kuvendit dhe Albin Kurti një kryeministër me një qeverisje me duar të pastra.

“Unë shpresoj në clirimin e LDK-së dhe të ketë koalicion paszgjedhor dhe nuk do të thotë gjithsesi të ketë koalicion parazgjedhor, dhe shpresoj që Vjosa Osmani do të jetë një kryetare e mirë e Parlamentit dhe kryeministër Albin Kurti, dhe të ketë një qeverisje me duar të pastra, një qeverisje që do ta cmontoj krimin dhe korrupsionin, nepotizmin, do të krijojë klimë dhe do ta mbështesë drejtësinë që të bëj punën e vetë, natyrisht njerëzit që kanë bërë të ashtuquajtrën drejtësi dhe në fakt kanë bërë politikë deri më sot dhe duhet të marrin përgjigje të largohen nga ato vende dhe të jenë njerëzit profesionistë dhe me duar të pastra. Kosovës i duhet për një mandate katër vjeqar Vetëvendosje dhe krahu reformist i LDK-së, që do të mund ta cmontinin kapjen e shtetit që ka ndodhur tash e sa vjet”, thotë analisti Jeton Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat