Bahtiri zbulon se ku është nënshkruar koalicioni AKR-PAN

Aktuale

Bahtiri zbulon se ku është nënshkruar koalicioni AKR-PAN

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 22:30
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur edhe për krijimin e koalicionit AKR-PAN që krijoi ekzekutivin e kaluar. Ai thotë se ishte kundër kësaj marrëveshje por që nuk ishte njoftuar nga kryetari i partisë, Behgjet Pacolli, rreth zhvillimeve të partisë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në Zvicër. Aty kanë qenë Kadri Veseli, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli dhe familjarë të tyre. Nuk kam qenë fare i njoftuar për këtë proces edhe pse isha zëvednës i parë i zotëri Pacollit”, thotë Bahtiri.

“Jam njoftuar më vonë. Në shtëpinë e Pacollit është bërë marrëveshja. Unë e kam parë atë. Isha i zhgënjer, andaj kam shkuar në Holandë dhe nuk kam dashur të kthehem fare në Kosovë”

Bahtiri gjithashtu ka thënë se gjithmonë ka dashur të ketë një koalicion mes AKR’së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat