Tahiri: Ramush Haradinaj është më i zoti se Albin Kurti për ta realizuar Bashkimin Kombëtar

Aktuale

Tahiri: Ramush Haradinaj është më i zoti se Albin Kurti për ta realizuar Bashkimin Kombëtar

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 23:29
Labinot Tahiri

Ish-deputeti Labinot Tahiri mendon se Ramush Haradinaj është më i zoti se Albin Kurti për të realizuar Bashkimin Kombëtar.

‘’Haradinaj është betuar për Bashkimin Kombëtar. Punët  e mëdha për kombin bëhen nër tavolinë, e jo mbi. S’do të thotë që veç Vetëvendosje e do Bashkimin Kombëtar, e duan të gjithë. Ramush Haradinaj është më i zoti për Bashkim Kombëtar. Gjithesi, ka ndikim më shumë sepse në kohë të luftës shqiptarët e Shqipërisë i janë gjendur’’, tha Tahiri sonte në Debat Plus.

Tutje Tahiri ka treguar se cilat do të jenë prioritetet e Qeverisë, nëse fitohet nga AAK dhe PSD.

‘Këto që i ka lënë në gjysmë Qeveria Haradinaj, besoj që do ti shkojmë deri në fund. Është mos ndarja e Kosovës, që është primare. Taksa mos të hiqet, përderisa prodhuesit vendos ia kanë parë hajrin taksës. Ka punë të tjera, zhvillimi ekonomik’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat