Djali i Smajl Hajdaraj, kandidat për deputet

Aktuale

Djali i Smajl Hajdaraj, kandidat për deputet

Nga: G.B Më: 5 shtator 2019 Në ora: 09:06
Blerim Hajdaraj

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Osman Ferizi, ka njoftuar se kjo degë ka propozuar kandidat për deputet, Blerim Hajdarajn, djalin e ish deputetit të Smajl Hajdaraj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo kandidaturë është dhe një mesazh dhe kërkesë për largimin dhe dënimin e krimit që ka ngulfatur Kosovën tash e 20 vite.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Dega e LDK-së për Gjermani.
Njoftim per te gjithe antaret,simpatizantet,bashkëatëdhetaret dhe gjithe ata qe kanë te drejte vote se kryesia e Deges se Gjermanisë ka propozuar unanimimisht kandidatin për deputet per zgjedhjet Parlamentare qe mbahen me 06.10.2019, z.Blerim Smajl Hajdaraj, tani ështe nënkryetare i Deges, është djali i ish deputetit Smajl Hajdaraj i vrare nga bandat e klasases kriminale politike të Kosovës,kjo kandidature është edhe nji mesazh dhe kerkese per largimin dhe denimin e krimit qe ka ngulfat Kosoven tani e 20-vite.
Ju ftojme qe ta mbështeteni!
Blerimit shendet dhe suksese ne karrieren e tij politike! 05.09.2019. Ne emer te kryesise kr.Osman Ferizi!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat