Xhavit Haliti: PDK fiton më 6 Tetor, nuk kemi vija të kuqe dhe mirëpresim Kusari-Lilën

Aktuale

Xhavit Haliti: PDK fiton më 6 Tetor, nuk kemi vija të kuqe dhe mirëpresim Kusari-Lilën

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 13:48
Xhavit Haliti

N/Kryetari i PDK-së dhe i degës së saj në Pejë, Xhavit Haliti ka folur në ‘RADIO 1’ mbi zhvillimet aktuale politike rreth procesit zgjedhor e me theks të veçant rreth përbylljes së listave për kandidat.

Në këtë  kuadër Haliti tha se PDK është në vlugun e punës dhe është jashtëzakonisht e kënaqur me kualitetin e listës që po e finalizon. Ai shtoi se PDK po pret edhe përmbylljen e një marrëveshje-ofertë me znj.Mimoza Kusari-Lila.

“Ne kemi pasur kontakt me zonjen Kusari-Lila. Ajo ka pasur disa probleme teknike për kandidim të saj dhe Alternativës, meqë edhe ka qenë jashtë vendit. Dera është e hapur dhe duhet veç marrëveshje e saktë. Jemi të bindur në kualitetet dhe fitoren tonë.”-tha Haliti për ‘RADIO 1’.

Haliti tuje ka folur edhe për vijat e kuqe të subjekteve politike ndaj PDK-së. Ai ka thënë se është me rëndësi që PDK nuk ka vënë vija të kuqe meqë, sipas tij, PDK do të jetë e para.

“PDK nuk ka vënë vija të kuqe dhe kjo është me rëndësi si parti e para që do të del. Ne e ndërtojmë qeverinë dhe normalisht do e ndërtojmë me partitë e Kosovës. Bash me të gjtiha që do arrijmë të përbashkëta. Pse jo edhe me LDk nëse na pëlqen.”-shtoi Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat