Pacolli shpreh mbështetjen e tij të plotë që të rindërtohet koperativa “Krusha”

Aktuale

Pacolli shpreh mbështetjen e tij të plotë që të rindërtohet koperativa “Krusha”

Nga: A.SH Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:09
Foto

Ministri në detyrë, Behgjet Pacolli, është shpreur i tronditur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, që ka shkaktuar dëme të mëdha.

“Shprehi dhimbjen time për këtë fatkeqësi ndaj punëtoreve të “Krusha” dhe përkushtohem për mbështetjen time të plotë që të ri-ndertohet koperativa sa më shpejt dhe të rikthehet në këmb “Krusha”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Statusi i plotë:

I tronditur nga lajmi se një pjesë e Kooperativës “Krusha”, është përfshirë nga zjarri, që ka shkaktuar dëme të medha.
Gratë e Krushës e kthyen dhimbjen në energji për të ndertuar të ardhmen për familjet dhe komunitetin e tyre. Shprehi dhimbjen time për këtë fatkeqësi ndaj punëtoreve të “Krusha” dhe përkushtohem për mbështetjen time të plotë që të ri-ndertohet koperativa sa më shpejt dhe të rikthehet në këmb “Krusha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat