Haradinaj priti në takim njohës ambasadorin e ri britanik në Kosovë

Aktuale

Haradinaj priti në takim njohës ambasadorin e ri britanik në Kosovë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:55
Nicholas Abbott dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim njohës, ambasadorin e ri britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilit i ka uruar mirëseardhje në pozitën e tij për një mandat disa vjeçar në vendin tonë.

Gjatë takimit, Haradinaj e informoi ambasadorin Abbott për progresin e Kosovës, të arritur deri më tani, për proceset që po kalon vendi si shkuarja në zgjedhje, nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.

Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin e ri britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Britania, i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në shumë fusha në të gjitha etapat e shtetndërtimit të saj, dhe ka kërkuar nga ai mbështetjen e mëtejme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Ndihma dhe angazhimi i Britanisë së Madhe është i nevojshëm për Kosovën dhe ky partneritet duhet të avancohet edhe në fusha të tjera, në interes për të dyja vendet”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat