Edhe ky akademik do të kandidojë me LDK-në për deputet të Kuvendit

Aktuale

Edhe ky akademik do të kandidojë me LDK-në për deputet të Kuvendit

Nga: A.ZH Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:47
LDK, foto arkiv

Akademiku dhe historiani Frashër Demaj, do të jetë kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Demaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se marrë përkrahjen e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së për një vendim të tillë, përcjell Bota sot.

Postimi i Demajt:

Të dashur miq,

Me propozimin e Degës 4 të LDK-së në Prishtinë dhe me miratimin e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm, jam kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ju faleminderit të gjithë atyre që besojnë që së bashku mund ta ndryshojmë dhe ta ndertojmë vendin tonë.

Me konsideratë,

Frashër Demaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat