Doktori i Sigurisë Nacionale, Arsim Dragaj i bashkohet PDK-së

Aktuale

Doktori i Sigurisë Nacionale, Arsim Dragaj i bashkohet PDK-së

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:42
Arsim Dragaj, dhe Kadri Veseli

Arsim Dragaj, i cili është i specializuar në luftimin e kriminalitetit ekonomik dhe korrupsionit, i është bashkuar sot kandidatit të PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veselit në PDK.

Kreu i PDK-së e ka falënderuar Dragajn për besimin në vizionin e tij për betejën kundër korrupsionit.

Arsim Dragaj ka përfunduar studimet e doktoratës në Universitetin Shtetëror të Bullgarisë, në drejtimin Siguri Nacionale.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon t’iu krijojë hapësirë dhe mundësi të rinjve, që bashkë me kuadrot më të mira që kemi ta luftojmë korrupsionin dhe nepotizmin, si dhe të hapim perspektivë më të madhe për gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat