VV nominon zyrtarisht Kurtin kandidat për kryeministër

Aktuale

VV nominon zyrtarisht Kurtin kandidat për kryeministër

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:16
Albin Kurti

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar kandidat për kryeministër, kryetarin e saj, Albin Kurtin.

Në fjalën e tij, Kurti kërkoi ndihmë nga aktivistët e Vetëvendosjes për të arritur fitoren.

Ai tha se ka ardhur koha që në Kosovë të përfundojnë qeverisjet e deritanishme, e të cilat Kurti i quajti “qeverisje të këqija”.

Ai tha se me Vetëvendosjen në krye të Qeverisë së Kosovës, do të merr fund korrupsioni.

Motoja e Vetëvendosjes në zgjedhje: Albini përpara, na priftë e mbara

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm për ra zyrtarizuar kandidatin për Kryeministër dhe listën me 100 kandidatë për deputetë.

“Po e ndjej para jush peshën që ta paraqes propozimin për kandidat për kryeministër, i cili do të jetë Kryeministër i ardhshëm”, ka thënë Konjufca para delegatëve.

“Ai është simboli i Vetëvendosje, aktivisti më i dalluar që s’u ndal kurrë, shoku ynë i përkushtuar që nuk të braktisë sepse asnjëherë nuk e lëshon kauzën, deputeti i shkëlqyeshëm veprimtari i palodhshëm më meritori prej nesh, kryetari i VV-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

“Në betejën e fitores do të hymë me moto të qartë: Albini përpara, na priftë e mbara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat