Vjosa Osmani reagon për vrasjet në Prishtinë, bën thirrje urgjente për siguri të qytetarëve

Aktuale

Vjosa Osmani reagon për vrasjet në Prishtinë, bën thirrje urgjente për siguri të qytetarëve

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:50
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK’së, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj ngjarjes makabre që ndodhi sot në kryeqytet. Ajo ka bërë thirrje urgjente për angazhim për sigurinë e qytetarëve.

Ajo ka thënë se vrasja e dy qytetarëve dhe plagosja e dy të tjerëve në Prishtinë, është një tragjedi e thellë.

Osmani u bëri thirrje organeve të rendit dhe ligjit që rastin ta hetojnë sa më parë.

Derisa familjeve të viktimave, Osmani ju uroi shërim sa më të shpejtë.

Postimi në Facebook:

Vrasja e dy qytetarëve dhe plagosja e dy të tjerëve, sot, në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë, është një tragjedi e thellë! Ju bëj thirrje organeve të rendit dhe ligjit që të hetojnë rastin sa më parë. Familjeve të viktimave të ngjarjes së sotme, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa qytetarëve të plagosur ju uroj shërim sa më të shpejtë. Këto janë momente tragjedie e dhimbjeje për të gjithë ne dhe kjo duhet të na shërbejë si thirrje urgjente që të angazhohemi pareshtur për sigurinë e qytetarëve tanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat