Anëtari më i ri i VV-së për luftimin e korrupsionit: PDK-së, LDK-së e Nismës t’ju vijë marre

Aktuale

Anëtari më i ri i VV-së për luftimin e korrupsionit: PDK-së, LDK-së e Nismës t’ju vijë marre

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:01
Mefail Bajqinovci

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur për deklaratat e partive politike para zgjedhjeve të 6 tetorit, për luftimin e korrupsionit në vend.

Bajqinovci ka thënë, se partive që aktualisht janë në pushtet, e që kanë qenë në pushtet, duhet t’ju vijë marre kur flasin për luftimin e kësaj dukurie.

Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës duhet në veçanti të ketë turp kur deklarohet për korrupsionin.

Bajqinovci, i cili deri më tani ka punuar si gazetar, ka sulmuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Nismën Socialdemokrate.

Ka thënë se këto parti kanë qindra zyrtarë që u janë ndjekur penalisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat