Hoti: Efekti ekonomik i taksës në tregun vendor është zero

Aktuale

Hoti: Efekti ekonomik i taksës në tregun vendor është zero

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 21:51
Avdullah Hoti

Ish-deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se efekti i taksës 100 për qind ishte zero në tregun vendor.

Avdullah Hoti nga LDK-ja, duke folur për taksën 100 %  ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se ajo është vendosur si reaksion dhe jo si pjesë e një strategjie politike.

“Taksa nuk është vendosur si rezultat i një strategjie të veprimit politik të Kosovës karshi Serbisë. Është më shumë reaksion për zhvillimet e caktuara politike karshi Kosovës nga ana e Serbisë”.

“Kjo do të ishte në rregull edhe nëse do të ishte reaksion, por ka ardhur në momentin kur kemi marrë një goditje të madhe për shkak të dështimit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”.

Hoti ka thënë se kjo taksë tash po përdoret për qëllime të tjera.

“Problemi me këtë taksë është që po tentohet të përdoret për qëllime populiste duke tentuar të argumentohet mbi baza të përfitimeve ekonomike që ka Kosova si rezultat i vendosjes së taksës”.

Ai e ka mohuar se Kosova ka përfituar ekonomikisht nga taksa 100 %.

“Kam studime  nga institute dhe OJQ të caktuara që tregojnë se efektet ekonomike të taksës në tregun e Kosovës janë zero. Prodhimi vendor dhe gjenerimi i vendeve të reja të punës është zero”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat