Besa Gaxherri bënë të ditura kandidaturat e LDK-së nga Peja

Aktuale

Besa Gaxherri bënë të ditura kandidaturat e LDK-së nga Peja

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:11
Besa Gaxherri

Ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së Besa Gaxherri, në një komunikim për RADIO 1′ pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së i ka deklaruar kandidaturat e LDK-së së Pejës për listën e këtij subjekti në zgjedhjet e 6 Tetorit.

“Ne sapo dolëm nga takimi. Nga Peja jemi Kujtim Shala,unë (Besa Gaxherri), Ramiz Kelmendi, Shkumbin Gashi dhe Mikete Hajdari. Po punohet mjaft dhe edhe mbledhja e sotme ka kaluar në frymë të mobilizimit të përgjithshëm për fitore. Ne jemi të sigurt se jemi fitues.”-deklaroi mes tjerash Besa Gaxherri.

Gaxherri ka thënë se takimi ka kaluar në frymë shumë të mirë dhe mobiluzuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat