Osmani dhe Zemaj nga Deçani: Amanetin e presidentit Rugova do ta bëjmë realitet

Aktuale

Osmani dhe Zemaj nga Deçani: Amanetin e presidentit Rugova do ta bëjmë realitet

Nga: A.ZH Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:21
Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre Vjosa Osmani, ka vizituar sot komunën e Deçanit.

Osmani atje është pritur nga shumë qytetarë.

Atë gjatë vizitës e ka shoqëruar edhe Armend Zemaj, i cili ka thënë se me Vjosa Osmanin, LDK-ja do të bëjë realitet amanetin e Presidentit Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se Deçani dhe Kosova do të lidhet me trojet shqiptare Plavë dhe Guci, Shkodër dhe Malësi, përcjell Bota sot.

Image

“Amanetin e Presidentit Rugova, që Deçani dhe Kosova të lidhet me trojet shqiptare Plavë dhe Guci, Shkodër dhe Malësi do ta bëjmë realitet”, ka shkruar Zemaj në një postim në Facebook./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat