Ish deputeti i LDK-së jep dorëheqje nga LDK-ja, thotë se e bëri në pajtim me Isa Mustafën

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së jep dorëheqje nga LDK-ja, thotë se e bëri në pajtim me Isa Mustafën

Nga: D.RR Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:27
Ish GP i LDK

Pas shumë opinioneve të ndryshme, është mësuar zyrtarisht se ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, i ka ndarë rrugët me LDK-në, përcjellë “Bota sot”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet z. Kelmendi, ku ka thënë se nuk do të jetë pjesë e listës për deputetë dhe as pjesë e LDK-së.

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetarë dhe mbështetës në fushatat zgjedhore!

Unë Ramiz Kelmendi jam angazhuar me tërë profesionalizimin dhe njohuritë e mia në lëmin teorik dhe praktik për zhvillimin e vendit në kuadër të LDK-së dhe si pjesë e Qeverisë Mustafa kemi treguar rezultate të kënaqshme por për një periudhë të shkurtër kohore, meqenëse besimi mu dha nga Kryetari dhe strukturat politike të LDK-së e në veçanti strukturat politike të Pejës, përsëri unë si pjesë e LDK-së më është dashur një periudhë e shkurtër kohore që të ambientohem, të krijoj një besueshmëri politike dhe ekonomike, në mënyrë që propozimet e mia për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik mos të hezitohen në implementim edhe pse mundë t’ju them se kam pasur mundësi të bëjë shumë më shumë sikurse mandati qeverisës të shkonte deri në fund, në këtë mënyrë edhe besueshmëria në propozimet e mia të shtohej, por mundë të theksoj se propozimet e mia gjithnjë kishin edhe mbështetje teorike dhe praktike ku edhe jam i dëshmuar.

Obligimet e marra gjatë lobimit nga qytetarët, të punësuarit, për premtimet e mia për tu zgjedhur deputet në vitin 2017 kanë përfunduar dhe me fillimin e zgjedhjeve të vitit 2019 më është dashur të kërkoi nga LDK dhe nga vet kryetari Mustafa që të sqarohet pozita ime politike si pjesë e qeverisë për të përmbyllur vizionin tim për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës shumë të domosdoshëm. Tani në struktuarat e LDK-së janë bërë ndryshime pozitive edhe me vetë emërimin e kandidates për kryeministre, si bartëse e listës së LDK-së, ndaj unë me të drejtë kamë kërkuar pozicionin timë nga vetë kryetari akademik Mustafa dhe nga bisedat e datës 05.09.2019 kemi arritur pajtueshmëri që rrugët e përbashkëta me LDK-në të nga ndahen, në mënyrë që unë të kem mundësi për të kërkuar partinë politike e cila më ofron mundësi dhe kushte që ti realizoi dhe përmbushë vizionet e mia.

Me këtë takim e falënderova për bashkëpunim në Qeverisjen më të mirë të pasluftës dhe perkundër ndarjes së rrugëve mbeti hapësirë 24 orëshe për të pasur mundësi të rishqyrtimit të qëndrimit. Meqenëse ky qark kohor kaloi, mundë të deklarojë se unë, Ramiz Kelmendi nuk jamë pjesë e LDK-së dhe listës së LDK-së.

I juaji;
Ramiz KELMENDI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat