E konfirmon deputetja e PDK-së: Po kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Aktuale

E konfirmon deputetja e PDK-së: Po kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale

Nga: V.R Më: 6 shtator 2019 Në ora: 14:07
Gjykata Speciale

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Safete Hadërgjonaj nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se është e ftuar nga Gjykata Speciale.

Ajo, ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës me korrektësi qytetare dhe ligjore.

Postimi plotë:

E nxitur nga telefonatat e shumta dhe interesimi i madh i mediave dhe qytetarëve për t'u njoftuar rreth lajmit se nëse jam ftuar për intervistë në Gjykatën Speciale, njoftoj opinion se kam marrë ftesë për intervistë në Hagë më 19 shtator.

Të mërkurën me 4 shtator kam marrë fletëthirrje për tu paraqitur si dëshmitare për tu marre ne pyetje nga zyra e prokurorit te Specializuar ne Hage me 19 shtator 2019.

Meqenëse kam marrë ftesë unë do ti përgjigjem me korrektësi qytetare dhe ligjore.

Në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kam dhënë kontributin tim si të gjithë qytetarët tjerë, të cilët në forma të ndryshme kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Lufta UÇK është projekti më i shenjtë në rrugëtimin tonë për liri e pavarësi. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bëri luftë të drejtë, të pastër për çlirim nga gjenocidi serb. Në këtë luftë qytetarët sakrifikuan jetën e tyre për liri dhe pavarësi dhe përjetuan gjenocidin.

Ftesat e tilla, gjyqet e njëanshme, etnike, vetëm për shqiptarët që përjetuan gjenocidin serb, nga Unmiku, Tribunali i Hagës, dhe Euleksi e tash edhe nga Dhomat e Specializuara në Hagë, e jo ndaj atyre që ushtruan gjenocid mbi popullin e pafajshëm, janë përtej çdo norme të drejtësisë.

Në Kosovë u vranë mbi 13 mijë civil shqiptarë u dhunuan mbi 20 mijë gra shqiptare, u zhduken mbi 3 mijë persona, rreth një milion qytetar me dhunë u larguan nga shtëpitë e tyre, të cilat u dogjën dhe u dëmtua e tërë pasuria e tyre, u shkatërrua e tërë infrastruktura.

A duhet ketë drejtësi edhe për ne, a duhet të përgjigjet shteti që bëri gjenocidin mbi shqiptarët...

Ne që po përballemi me këtë padrejtësi e duam shtetin tonë, e duam Kosovën tonë, në interes të shtetit tonë e të vlerave tona, po përgjigjemi me korrektësi ftesave të Dhomave të Specializuara.

Dua te besoj ne drejtësinë ndërkombëtare...

UÇK është vlera jonë,

UÇK është jeta jonë në liri,

UÇK është krenaria jonë.

Faleminderit të gjithë qytetarëve që më dhanë kurajo sot, rrugëtimi ynë është i vështirë por jemi fitimtar.

Me shumë respekt për të gjithë,

Safete Hadergjonaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat