Kandidati për deputet i LDK-së ‘godet’ Veselin: Kosova nuk ka nevojë për pakte të kota që janë korrupsion

Aktuale

Kandidati për deputet i LDK-së ‘godet’ Veselin: Kosova nuk ka nevojë për pakte të kota që janë korrupsion

Nga: G.B Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:05
Florian Dushi

Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, ka reaguar ndaj "Paktit Kundër Korrupsionit" të Kadri Veselit, duke thënë se ideja për ta nënshkruar atë është korrupsion, pasi përfaqësuesit e PAN-it nuk u kujtuan ta bëjnë një gjë të tillë sa ishin në qeveri, por tani në kohë zgjedhjesh, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për pakte të kota por njerëz profesionistë e të ndershëm.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Vet ideja e nënshkrimit të "Paktit Kundër Korrupsionit" tash kur jemi në prag të zgjedhjeve, është korrupsion. Sepse, përfaqësuesit e PAN-it nuk ishin kujtuar që të ndërmarrin një iniciativë të tillë gjatë kohës sa ishin në krye të qeverisë, por kjo ide "gjeniale" iu kujtua vetëm tash kur jemi në prag të zgjedhjeve. Kosova nuk ka nevojë për "pakte" të kota, por për njerëz profesionist e të ndershëm, që respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat