Daçiq falënderon Guatemalën për vendimet kundër Kosovës

Aktuale

Daçiq falënderon Guatemalën për vendimet kundër Kosovës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:26
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka falënderuar qëndrimet e shtetit të Guatemalës kundër Kosovës.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka falënderuar ministren e punëve të jashtme të Guatemalës, Sandri Hovel Polanko për mbështetjen e shtetit të saj për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.

Ai po ashtu e falënderoi Guatemalën për qëndrimet kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Daçiq po ashtu theksoi se Guatemala votoi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO dhe Interpol, raportojnë mediat serbe.

“Serbia e konsideron Guatemalën si shtet mik të sinqertë. Raportet mes shteteve tona janë të nivelit të lartë të mirëkuptimit të ndërsjellë, shfaqja e mbështetjes për temat më të rëndësishme për dy popujt tanë”, deklaroi Daçiq në konferencë për media i shoqëruar nga Polanko.

Tema e diskutimit të tyre, sipas Daçiqit, ka qenë heqja e vizave, duke shtuar se të dyja shtetet janë duke punuar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat