Apeli lë në paraburgim “Currin” dhe personat tjerë që u arrestuan për fajde

Aktuale

Apeli lë në paraburgim “Currin” dhe personat tjerë që u arrestuan për fajde

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:29
Ismet Osmani i njohur si “Curri”

Ismet Osmani i njohur si “Curri” dhe të tjerët të cilët dyshohen për fajde kanë mbetur në paraburgim.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit, i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kunder aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtië, të datës 19.08.2019, me anë të cilit u është vazhduar masa e paraburgimit të pandehurve I.O., I.B., A.Th. dhe M.M. në afat edhe për një muaji”, thuhet në komunikatë.

I.O., I.B., A.Th dhe M.M.  po dyshohen për shkak të veprës penale “fajde”, “detyrim” dhe “mashtrim”, vepra këto të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë drejtë ka vlerësuar se  meqense ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, e kanë kryer vepren penale në fjalë, ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase me gjetjen e tyre në liri, mund të ndikojnë në prova ose deshmitarë, apo ta perserisin vepren penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat