Ish-deputetit të AAK-së i pengon vizita e Vjosa Osmanit në Deçan: Mos u mërzit kryetar se...

Aktuale

Ish-deputetit të AAK-së i pengon vizita e Vjosa Osmanit në Deçan: Mos u mërzit kryetar se...

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:44
Vjosa Osmani

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryemistre të Kosovës Vjosa Osmani, dje ka vizituar komunën e Deçanit.

Nga atje, ajo ka premtuar se do të punojë dhe do të ndihmojë qytetarët e kësaj komune.

Por, me vizitën e saj në Deçan, ka ironizuar ish-deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj, përcjell Bota sot.

Demaliaj i ka thënë kryetarit të Deçanit Bashkim Ramosaj se nuk duhet të mërzitet, pasi asnjë qeveri nuk e ka ndihmuar këtë komunë më shumë se Qeveria e Ramush Haradinajt.

Postimi i Demaliajt:

Mos u mërzit o kryetar se në fund të 2019-tës ka ardhur për herë të parë në Deçan..!!

Nuk e ka besuar Vjosa Osmani se për 17 vite asnji qeveri nuk ka ndihmuar Deçanin..!!

Ku vet LDK-ja e saj ka qenë shumë gjatë në Qeveri..!!

Tani e ka pa por ne do ta zhvillojmë vet dhe këtë do ta bëjë më së miri Qeveria Haradinaj..!!

100% shtet

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat