Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka njoftuar se është larguar nga kjo parti orë më parë.
Ai këtë njoftim e bëri përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Mirëpo, nuk ka shkruar gjatë dhe Kelmendit i ka ardhur goditja e parë. Është analisti Nexhat Haziri, ai i cili përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar ish-deputetit duke i thënë se i ka mbetur vetëm edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe për të aderuar.
Ja shkrimi i tij:
Ramiz Kelmendi: Po kërkoj nje parti që t’i realizoj vizionet e mia.
-Me AAK s'muje,me PDK-ne jo, e as me LDK-ne. Te kan mbete edhe dy opsione Ramiz, LV-ja ose Srpska Lista. Zgjidh e merr !