Ish -deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, garon sërish për postin e deputetit në zgjedhjet e 6 Tetorit.
Media merr vesh se në listën zgjedhore të LDK-së, Gashi është renditur i 14-ti, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara kur e mbante numrin 61.
Përveç tij, ka arritur të sigurojë informacione edhe për renditjen e ish-deputetes Doruntina Maloku, e cila është listuar në numrin 10, ndërsa ish-kandidati për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, Faton Peci në nurmin 100.
Ndryshe, sonte në orën 00:00 përfundon afati i certifikimit të partive politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.