Doruntina Maloku mban këtë numër për deputete

Aktuale

Doruntina Maloku mban këtë numër për deputete

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:31
Doruntina Maloku

Edhe ish -deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doruntina Maloku, garon sërish për postin e deputetes në zgjedhjet e 6 Tetorit.

Media merr vesh se në listën zgjedhore të LDK-së, Maloku është renditur e 10-ta, për dallim prej zgjedhjeve të kaluara kur e mbante numrin 18.

Përveç tij, ka arritur të sigurojë informacione edhe për renditjen e ish-deputetit Arben Gashi, i cili është listuar në numrin 14, ndërsa ish-kandidati për kryetar të degës së LDK-së në Mitrovicë, Faton Peci në nurmin 100.

Ndryshe, Maloku është bija e Enver Malokut, i vrarë 19 vjet më parë, më 11 janar 1999, në Prishtinë.

Sonte në orën 00:00 përfundon afati i certifikimit të partive politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat