Korab Sejdiu: Politika është si dielli, nëse i rri afër digjesh, nëse i rri larg s’ke ngrohje

Aktuale

Korab Sejdiu: Politika është si dielli, nëse i rri afër digjesh, nëse i rri larg s’ke ngrohje

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:05
Korab Sejdiu

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se ka marrë vendim për të mos kandiduar në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi që sheh se kontributin e tij mund ta japë edhe duke mos qenë i ulur në Kuvend.

“Është dashtë të mendohet mirë a të kandidoj edhe një herë. Ka pasë shumë elemente që në përfundim erdha që nuk e kisha 100 përqind fokusin që të vazhdojë tutje”, ka thënë Sejdiu.

“Ne jemi duke kaluar në një lloj krize sociale dhe duhet të mendojmë se a duhet të bëjmë më shumë nga vetvetja për vendin që t’ia ndryshojmë kahjen sepse është në kahje të gabuar. Politika është si dielli, s’bën t’i rrish shumë larg as shumë afër – nëse i rri afër digjesh, nëse i rri larg nuk ke ngrohje”.

Nëse vendimi i tij për të mos qenë pjesë e asnjë liste, as të LDK-së dhe as Vetëvendosjes që kanë pasur ofertë për të, ka thënë se nuk kanë të bëjnë me dëshpërim.

“Jam shtetas amerikan, nëse do të isha i dëshpëruar do të shkoja atje. Fëmijët e mi shkollohen këtu në shkolla publike”.

Sejdiu në Magazina Zgjedhore ka thënë megjithatë se potencialin e tij ia ka ofruar edhe LDK-së edhe Lëvizjes Vetëvendosje, në parti të cilat ai ka besuar se duhej të arrinin marrëveshje për koalicion parazgjedhor dhe që beson se ato duhet ta përbëjnë qeverinë e re.

“Sipas mendimit tim ka qenë një formulë që do të siguronte një fitore bindëse të fuqive dy partive kryesore shqiptare. Ajo do të krijonte një frymë të përgjithshme që do t’i mundësonte atij blloku ish opozitar që të kthehej në qeverisje dhe t’i shtyjnë disa reforma në vend përpara”.

“Dëshiroj ta shoh një dalje masovike të qytetarëve në zgjedhje dhe të votojnë për forcat që i shohin si më progresiste për vendin. PAN ka militantë dhe e kanë të garantuar numër të votave. Çdo votë që rri në shpi shkon për PAN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat