Haradinaj shpenzon pa kontroll para fushatës, sponzorizon postimet ku lavdëron veten

Aktuale

Haradinaj shpenzon pa kontroll para fushatës, sponzorizon postimet ku lavdëron veten

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 19:18
Ramush Haradinaj

Në Kosovë ende nuk ka filluar fushata e zgjedhjeve që do të mbahen më 6 tetor.

Madje, për këto zgjedhje do të ketë fushatë vetëm 10 ditë, ngase të njëjtat konsiderohen si të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Haradinajt.

E pikërisht ky i fundit ka nisur një fushatë aktive përmes rrjeteve sociale. Haradinaj në Facebook nuk e ka problem të shpenzoj shuma të mëdha parash për të zgjeruar audiencën e postimeve të tij.

Në atë që njihet ndryshe si butoni “Sponsored”, Haradinaj e ka përdorur në gati 90% të postimeve të tij në Facebook, ku ai lavdëron punën e tij si kryeministër.

Rëndom, një buton i tillë përdoret në rastet kur figurat e ndryshme të cilat bëjnë postime të ndryshme nuk kanë audiencë të mjaftueshme, dhe shpenzojnë para për ta rritur atë.

Lajmi.net ka parë që shumice e postimeve të Haradinajt në faqen e tij në Facebook, janë të sponzorizuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat