Ramiz Kelmendi brenda pak minutash e bën publike aderimin në këtë parti?

Aktuale

Ramiz Kelmendi brenda pak minutash e bën publike aderimin në këtë parti?

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 20:23
Ramiz Kelmendi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Ramiz Kelmendi, ka vendosur të braktis këtë parti, për t’iu bashkuar një subjekti tjetër politik.

Kelmendi, tha se brenda pak mintuash do të dalë me një qëndrim për të ardhmen e tij politike.

“Pas pak e bëjë publike qëndrimin tim në faqen time në “Facebook” dhe aty mund ta kuptoni. Dua që opinioni të informohet direkt nga unë”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje, pavarësisht insistimit të redaksisë për të kuptuar nëse i është bashkuar PDK-së, ose ndonjë subjekti tjetër politik.

Ndryshe, ai ka konfirmuar se ka pasur oferta gojore nga subjekte politike për t’u bërë pjesë e programit të tyre, por që nuk i ka cilësuar si serioze.

Kelmendi, më herët ka qenë pjesë e PDK-së, AAK-së dhe së fundmi në LDK, parti kjo nga e cila sot vendosi të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat