Isufi tregon kush do t’i prijë listës së koalicionit AAK-PSD dhe radhitjen e kandidatëve për deputetë

Aktuale

Isufi tregon kush do t’i prijë listës së koalicionit AAK-PSD dhe radhitjen e kandidatëve për deputetë

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 20:57
Ahmet Isufi

Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK’së, Ahmet Isufi, i ftuar në emisionin Pressing të T7 ka treguar si do të jetë renditja e listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD.

“AAK’ja ka pasë një konkurrencë të mirë të brendshme dhe jemi detyruar t’i bëjmë numrat me short në mënyrë që mos t’i hyjmë askujt në hak”, ka thënë Ahmet Isufi në Pressing.

Ai ka zbuluar se shorti nuk vlen për kandidatët për deputetë nga PSD në koalicionin e tyre.

“Ndërsa shorti nuk vlen për PSD’në”, ka theksuar Isufi.

Isufi ka treguar kush i prin listës dhe renditjen e tyre.

“Listës i prinë Ramush Haradinaj, pastaj vjen njëri nga liderët e PSD’së. Mandej dy të aleancës e një nga PSD, deri në fund të listës”, shtoi Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat