Besnik Tahiri jep detaje për listën e AAK-së

Aktuale

Besnik Tahiri jep detaje për listën e AAK-së

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:03
Besnik Tahiri

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se përpilimi i listave përfundimtare për deputetë është gjithmonë sfidë për një subjekt politikë.

Tahiri, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se në listën për deputetë nga AAK janë 45 kandidatë që asnjëherë më parë nuk kanë kandiduar për deputetë ndërsa 27 janë aderime të reja.

Ai ka thënë se në listën e AAK-së janë 17 akademikë, pastaj njerëz që kanë kontribuar në luftë, nga shoqëria civile thotë se është kandiduar Besa Luzha.

“Nuk e di numrin e saktë të femrave, por e di që tejkalojmë kuotën e kërkuar nga ligji”, tha ai.

Zyrtari i AAK-së thotë se përpos bartësit të listës që do të jetë Ramush Haradinaj, numrat tjerë pasues janë hedhur me short dhe renditja do të jetë e rastësishme.

Ai ka konfirmuar se vet në listën e AAK-së do të jetë i 12-ti, por thotë se numri ndryshon pas bashkimit të listave me AAK-në.

Tahiri duke folur për rezultatet e mundshme ka thënë se partitë do të jenë në rezultat të ngushtë dhe është vështirë të parashikohen përqindjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat