Zyrtari i VV-së godet Kadri Veselin: Nuk ka rast në botë që i korruptuari apo krimineli e lufton vetveten!

Aktuale

Zyrtari i VV-së godet Kadri Veselin: Nuk ka rast në botë që i korruptuari apo krimineli e lufton vetveten!

Nga: N.H Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:06
Albin Kurti dhe Petrit Bicaj

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se për t’i besuar PDK-së dhe Kadri Veselit duhet të jesh servil, ose tepër i padijshëm.

Sipas Bicajt, nuk ka rast në botë që i korruptuari apo krimineli e lufton vetveten, përcjell “Bota sot”.

Me tej në shkrimin e tij, anëtari i VV-së, që njëherit është edhe magjistër i shkencave të sigurisë thotë se këta e meritojnë vetëm një vend, dhe sipas tij, ai është banka e të akuzuarve.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Duhet të jesh ose servil, ose tepër i padijshëm, ti besosh PDK-së dhe Kadriut, se janë ata të cilët do e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar!

Nuk ka rast në botë që i korruptuari apo krimineli e lufton vetveten!
Këta e meritojnë vetëm një vend, e ai vend është banka e të akuzuarve!

Vetëm ligji antimafia pastron gjërat ashtu siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat