Partia e Ashkalinjve për Integrim dorëzon listën në KQZ

Aktuale

Partia e Ashkalinjve për Integrim dorëzon listën në KQZ

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 21:05
Qazim Rrahmani

Listën me kandidatët për deputetë e ka dorëzuar edhe Partia e Ashkalinjve për Integrim.

Qazim Rrahmani ka deklaruar se Partia e Ashkalinjve për Integrim është parti parlamentare, që garon për vendet e garantuara në kuadër të Kushtetutës së Kosovës.

“Partia e Ashkalinjve për Integrim është parti parlamentare garon për vendet e garantuara në kuadër të Kushtetutës së Kosovës. Garojnë për vendin e komunitetit ashkalinjë. Mendojmë që është parti e përgatitur për këto zgjedhje, ka përgatitur edhe dokumentacionin e nevojshëm, presim edhe certifikimin e partisë tonë. Kemi 38 kandidatë në listën e kandidatëve, garojmë fuqishëm që ashkalinjtë do të tregojnë vetën në këto zgjedhje”, tha Rrahmani.

Listën e kandidatëve për deputetë e kanë dorëzuar edhe Partia liberale Egjiptiane me 48 kandidatë gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat