Vjen reagimi i parë për koaliconin AAK-PSD: Një mal me persona me aktakuza për korrupsion i paska fut në listën zgjedhore

Aktuale

Vjen reagimi i parë për koaliconin AAK-PSD: Një mal me persona me aktakuza për korrupsion i paska fut në listën zgjedhore

Nga: M.H Më: 6 shtator 2019 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Koalicioni AAK dhe PSD kanë vendosur për emrat e atyre që do të garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Kësaj liste i prin kandidati për kryeministër i këtij koalicioni Ramush Haradinaj. Pas tij radhitet Visar Ymeri, ndërsa në dhjetëshen e parë janë edhe Magbule Shkodra, Burim Ramadani, Anton Berisha, Shqipe Pantina, Pal Lekaj, Xhafer Gashi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Dukagjin Gorani.

Lidhur me emrat e deputetëve që do të garojnë, ka reaguar Njohësi i drejtësisë dhe përfaqësuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili përmes rrjetit social Facebok, ka shkruar që në këtë garë të deputetëve janë një mal me persona me aktakuza dhe me një fjalë marre për këto parti poltike.

Postimi i plotë

AAK-PSD nje mal me persona me aktakuza per korrupsion i paska fut ne listen zgjedhore!

MARRE

Dekriminalizimi, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mire!

Si ndihen athua reformatoret e rinj qe iu bashkuan ketij koalicioni! Profitere te ulte, pa pike morali dhe etike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat